Kalo te përmbajtja

Kushtet e përdorimit

Përditësuar më 23 shtator 2026

Duke përdorur 12.al (faqen, linket e shkurtra, kodet QR, faqet bio dhe API-n) pranon këto kushte. Nëse nuk je dakord, mos e përdor shërbimin.

1. Llogaria

Je përgjegjës për të dhënat e hyrjes dhe për gjithçka që ndodh në llogarinë dhe workspace-in tënd, përfshirë tokenat e API-t. Na njofto menjëherë nëse dyshon për përdorim të paautorizuar.

2. Përdorim i lejuar

Nuk lejohet të përdorësh 12.al për:

Linket që shkelin këto rregulla mund t'i çaktivizojmë pa njoftim paraprak. Abuzimet raportohen te 12.al/report.

3. Linket pa llogari

Linket e krijuara nga faqja kryesore pa llogari skadojnë pas 7 ditësh dhe nuk kanë statistika të dukshme. Mund t'i fshijmë më herët nëse raportohen si abuzive.

4. Planet dhe pagesat

Plani Free është falas pa afat. Planet me pagesë (Pro, Business) faturohen në EUR, paraprakisht, çdo muaj. Mund të anulosh kur të duash; plani mbetet aktiv deri në fund të periudhës së paguar dhe linket e tua nuk fshihen.

5. API

API-ja ka kufij kërkesash për çdo token. Mos i ndaj tokenat publikisht dhe mos e përdor API-n për të krijuar linke në emër të palëve të treta pa pëlqimin e tyre.

6. Disponueshmëria

Përpiqemi që shërbimi të jetë gjithmonë në punë, por nuk garantojmë mungesë ndërprerjesh. Shërbimi ofrohet "siç është", brenda kufijve që lejon ligji.

7. Ndryshime

Mund t'i përditësojmë këto kushte. Ndryshimet e rëndësishme i njoftojmë me email ose në panel të paktën 14 ditë përpara.

8. Kontakt

Për pyetje rreth këtyre kushteve shkruaj te hello@12.al.